Monday, September 27, 2010

                                                                              selena

Aktorja e re amerikane Selena Gomez ndihet e bezdisur nga pyetjet rreth jetës së saj private.
Ajo u ka kërkuar mediave të mos e shqetësojnë më me pyetje që kanë të bëjnë vetëm me jetën e saj. Në të shkuarën ajo është përfolur për lidhjet me Nick Jonas eTaylor Lautner, por ajo shprehet se dëshiron që njerëzit të fokusohen më shumë në anën e saj profesionale se sa atë private.

“Ideali im ka qënë që të mos bëhem e famshme prej asaj që jam por prej asaj që bëj. Eshtë e vështirë sepse njerëzit janë kuriozë për jetën time por unë dua të bëhem e njohur nëpërmjet punës time”, shprehet bukuroshja brune një një intervistë. 
                                                                              kuriozitete
Gjen 235.000 dollarë dhe ia kthen pronarit
Paratë megjithatë nuk janë burim i të gjitha të këqijave në këtë botë, e këtë e ka dëshmuar edhe zjarrfikësi vullnetar Ho Hsin nga Tajvani, i cili i ka dorëzuar në polici 235 mijë dollarë të cilat i kishte gjetur në rrugë. Duke u vozitur me motoçikletë nëpër qendrën e Taipei, Ho rastësisht ka gjetur tri qese përplot me para në mes të rrugës dhe menjëherë është...
                                                                  Gjeegjeza

                                              majen nen thike
                                       fillon te hollohet  
                                             shenon vize pike
                                        por ngadal shkurtohet     (salpi)


                                   ze vend ne toke
                                          ateron nga lart
                                   dielli kur bie
                                          atehere ben balt         (rboa)


                               si sahati tik tak
                                         punon dite e nate      
                              por po ndali sado pak  
                                       nuk kurdiset prape        (maerz)


                              te lodh shume me te verter
                                       por gezim te jep ne jete         (aunp)


                                    pes vellezer jane tok
                                          nuk ndahen kurre shok me shok             (shigtat)

                    
                           Fjale te urta

                                  Rrena i ka kembet e shkurtra
                              
                                                                                                      shtroi kembet sa e  ke jorganin
                                
                                dardha e ka bishtin prapa
      
                                                                                                     i mencrui shkruan budallai mban mend

                               i madh eshte plepi por sorra e felliqen

                                                                                                     ku rafsha  mos  u vrafsha

Monday, September 20, 2010

barcolet

                                                                      barelete
                                                    ishte nje polic dhe ai e lante macen  e tij
                                               dhe aty prane kaloi nje fshatar
                                                      dhe i thote policit mos e laj macen
                                               sepse do te ngordh  dhe polici ja ktheu
                                                        jo nuk me ngordh fshatari iku
                                              pas pak aty prane kaloi perseri
                                                         cte shihje polici po qante  
                                             dhe fshatari e pyeti pse po qan
                                                         ai i tha me ngordhi macja
                                               a te thash qe te mos e lash se do te ngordh
                                                          nuk me ngordhi kur e lava por kur e shtrydha
                                            

Thursday, September 16, 2010

Stina e pranverës

Stina e parë e vitit që vjen pas dimrit, stina kur nis e gjelbëron natyra (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 mars e mbaron me 21 qershor). Pranverë e ngrohtë (e nxehtë, e thatë, e mbarë, me shira). Pranverë e hershme (e vonë, e vonuar). Muajt e pranverës. Flladi i pranverës. Shirat (ujërat) e pranverës. Bimët e pranverës bimët që mbillen në pranverë. Grurë pranvere grurë që mbillet në pranverë dhe korret në verë. Panxhar pranvere panxhar që mbillet në pranverë. Mbjelljet e pranverës. Erdhi pranvera. Shkoi (iku) pranvera.
  1. fig. poet. Koha më e bukur e jetës, mosha e rinisë. Në pranverën e jetës.
  2. fig. libr. Fillimi i diçkaje, agimi; koha e lumtur dhe e gëzuar. Pranvera e lirisë.
Me një lule (me një dallëndyshe) s'vjen pranvera (behari) fj. u. shih te lule,~ja. Lule pranvere bot

Wednesday, September 15, 2010

frengjishta









frengjishta


Ndër gjuhët e folura në botë, që natyra i ka falur njeriut, frëngjishtja është e vetmja gjuhë e pështirë. Nga njëra anë, ajo gjuhë i shkakton folësit deformime të rënda fizike në kokë, që e shoqërojnë atë nga lindja deri në vdekje. Ato janë skalitur, që nga kohët që francezi nisi të flasë atë gjuhë, nga nëna tek fëmija, nga goja në gojë, nga njëra krahinë e Francës në tjetrën. Nga ana tjetër, ajo gjuhë e mbush fytyrën e folësit me ujë e pështymë, me rrokje grykore e qiellzore, sa që një kokë e tillë ngjan me një kazan me avull me shumë vrima që vetëm shfryn ajër, stërkala e përr-përre.

Sa herë që francezi belbëzon apo fillon të flasë, atij njeriu i mbushet menjëherë goja me ujë e shumë pështymë, qoftë në cepat e gojës, qoftë në mes të buzëve. Sa herë që hapen e mbyllen buzët, mu aty në mes të tyre, atje ku ato thellohen pakëz, njëra sipër e tjetra poshtë, formohet si një ujëvarë në miniaturë një rrjedhë e vazhdueshme pështyme, si një file e hollë dhe e gjatë, që lëviz si llastik lart e poshtë. Ndërsa në cepat e buzëve formohet një shkumë, që sa vjen e shndrrohet në një "gjizë", e që mbetet gjithnjë aty ashtu neveritshëm para syve të tu, njëlloj siç mbeten kripërat dhe mbetjet e tjera të ujit në breg të detit, duke të futur në shpirt një krupë të madhe.

Veç pështymës, që nuk i ndahet më fytyrës së një francezi, nga goja e të vetmit njeri të privilegjuar nga largëqofti, sa herë që ai shqipton ndonjë fjalë, fjali, frazë apo qoftë dhe ndonjë fjalim, në fytyrën e tij rëndom të shëmtuar, si tek një trombist që i bie trombës për të luajtur një pjesë të vështirë, ne dallojmë një fryrje ritmike të bulçive, që gati sa s'plasin nga presioni i ajrit, që vjen nga poshtë grykës.






historia e Skënderbeurt

Moisiu u kthye në Krujë i penduem dhe i kërkoi ndjesë prijësit të kombit. Skënderbeu zemërluani u tregue burrë shteti i vërtetë dhe e fali dezertuesin që i kishte ra ndër kambë. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht për kauzën kombtare deri ditën që pësoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut. Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatës së Beratit më 1457, kur Sulltani dërgoi nji ushtëri prej 80.000 vetësh për me i dhanë grushtin e vdekjes. Skënderbeu manevroi në mënyrë që t'u linte Turqve përshtypjen se nuk guxonte me iu dalë përpara dhe u vërsul përmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet të ken arrijtë 15.000 deri 30.000 të vramë. Hamzë Kastrioti kishte ardhë me ushtërin turke për me u ba sundimtar i Shqipnis ndën hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll në kështjellën e Krujës. Skënderbeu tregoi edhe nji herë shpirtmadhësin e tij tue falë tradhëtin e të nipit, të cilin e kishte dashtë aq shumë. Mbas kësaj fitorje të rë që habiti botën, aq ma tepër sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan të Selis së Shenjtë. Në nji letër drejtue Perandorit të Gjermanis, Frederikut të III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skënderbeun si luftëtar të palodhun dhe si Ushtar të Krishtit me krahun e pathyeshëm. Në nji rast tjetër, Papa Kalikst i III flet për "birin tonë të shtrenjtë Skënderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Më 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me I shpërblye trashëgimtarit të Alfonsit të V, mbretit Ferdinand të Napolit, ndihmën bujare që i kishte dhanë i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanë si trashëgimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunorë. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marrë mbretin e Napolit në gazep për shkak se ai nuk deshi me marrë pjesë në Kryqzatën kundër Turqve dhe dërgoi flotën kundër Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitë Republikën detare të Gjenovës me u afrue me dinastin angjevine. Në vitin e vdekjes së Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovës. Nji mot ma vonë ai organizoi speditën ushtarake për të zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra në duert e Gjonit. Megjithatë Ferdinandi nuk e ndjente vehten të sigurtë mbi fron, mbasi ishte i kërcënuem nga baronët feodal t'Italis së Jugut.
Matematika
 

Matematika Diçka nga historia e saj Krijimi dhe zhvillimi i matematikes ka kaluar nepermjet nje proçesi te gjate, gje qe tekstet mesimore nuk mund ta tregojne.Keshtu, psh. Kur flasim mbi raportin e perimetrit te rrethit me diametrin e tij eshte e barabarte me  (pi) dhe themi se vlera e ketij simboli eshte i perafert me 3.14. Megjithate per gjetjen e kesaj vlere jane dashur me shume se 30 shekuj. Per zbulimin e vleres  jane marre njerez te shquar dhe gjeniale, siç ishte piktori Leonardo da Vinçi, i cili ne kohen e lire merrej me kete pune. Megjithate, kenaqesine e zbulimit te kesaj vlere e provoi nje matematikan ne vitin 1882. Sot matematika eshte nje nga shkencat kryesore, qe nuk gjen zbatim vetem ne libra dhe formula, por nje perdorim te gjere ka kryesisht ne jeten e perditshme. Ajo eshte nje shkence qe evoluon ngadale çdo sekonde nga zbulimet qe behen nga matematikanet e sotem. Ndonese matematika e sotme perfshihet ne periudhen e matematikes moderne, pra eshte mjaft e evoluar, ajo kurrsesi nuk rri ne vend. Matematikanet kurrsesi nuk mjaftohen me zbulimet e vjetra nga matematikanet e meparshem. Praktika nxjerr çdo dite detyra te reja per shkencetaret ne te gjithe boten. Persa i perket historise se matematikes, ajo ndahet ne 4 peiudha te medha historike: ajo e lindjes se matematikes, e matematikes elementare, periudha e matematikes se larte klasike dhe periudha e matematikes moderne.  Zhvillimi i hershem i matematikes ne Egjipt Pese mije vjet me pare, ne luginen pjellore te lumit Nil, u formua shteti i Egjipti. Egjiptianet e lashte ishin ndertues te mrekullueshem. Ju sigurisht keni degjuar per piramidat egjiptiane, qe ishin varret e mbreterve te Egjiptit, faraoneve. Piramidat jane ndertuar prej gureve te medhenj, te gdhendur, ne forme kubi, qe peshonin me dhjetra tone. Piramida me e madhe eshte ajo e Keopsit 137 m e larte. Ajo eshte ndertuar ne nje siperfaqe prej 40000 m² ( 4 ha). Per t’i ardhur perqark asaj njeriu duhet te beje 1 km rruge. Ndertimi i kesaj piramide zgjati 30 vjet. 100000 njerez punonin dhe nderroheshin çdo 3 muaj. Ne Egjipt ka edhe piramida te tjera te ketij lloji. Thjesht hedhja ne leter e planimetrise se nje piramide te tille, s’eshte gje e lehte, e jo me ndertimi i tij. Per krijimin e nje pune te tille duhen njohuri te medha, qe mesa duket egjiptianet i zoteronin. Perveç ketyre ndertimeve te mrekullueshme, egjiptianet kane lene nga kohet e lashta edhe doreshkrime matematike, te realizuara ne papiruse. I tille eshte papirusi i Ahmesit, 5.5 m i gjate dhe 32 cm i gjere, i gjetur ne nje nga piramidat egjiptiane. Ai permban 84 problema, ne te cilat behet fjale per sasi buke, drithi, pijesh te ndryshme, per ushqimin e gjese se gjalle etj. Problemat e tyre lidheshin me jeten e perditshme qe ata benin. Per ta ishte mjaft e veshtire perdorimi i matematikes ne jeten e tyre ekonomike, pasi nuk dinin asnje rregull aritmetike, asnje tabele shumezimi etj., megjithate arrinin te perdornin jo vetem numrat e plote, por edhe ato thyesore.




 








Përderisa Angelin Jolie është në gjirime në Tokyo për filmin e saj më të ri, Salt, duket se burrit të saj Brad Pitt ka marr rolin e mamas duke u kujdesur për fëmijët. “Brad është duke u kujdesur për fëmijët, ai i sjell ata shpesh në shesh gjirim, ai është një baba i mrekullushëm” tha ajo në një intervistë për Telegraph-in Anglez.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në lidhje që nga viti 2005. Ata u takun gjat gjirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith, dhe ata kanë 6 fëmij.
Pytjes se a e ka të vështirë që të rris 6 fëmij dhe njëkohësisht të ketë një karier të suksesshme, ajo iu përgjigj: “Brad Pitt është ai që e bënë këtë të mundur”.
Ajo gjithashtu foli edhe për filmin e saj më të ri, Salt duke thënë se ajo nuk do ti lejoj fëmijët e vet që ta shohin atë filëm ngase është tepër e vështirë për fëmijët që të shohin se si dikush tenton të vras nënën e tyre./Ks-Max.com/





 astronomi


"Pirësit e paketave të cigareve kanë një nivel më të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive",- pohojnë specialistët, duke shtuar se te të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak. Sipas tyre, në një mesatare, dikush që pi një paketë, ose më shumë cigare çdo ditë, jeton 7 vjet më pak se dikush që nuk ka pirë kurrë duhan. Duhanpirja në një moshë të re shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi.

"Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan",- shpjegojnë specialistët e ISHP-së, duke theksuar se adoleshentët duhanpirës janë të prirur që të vizitohen më shpesh te mjeku për një ankim emocional ose psikologjik.

Po sipas vlerësimit të specialistëve, adoleshentët janë tre herë më shumë të prirur të përdorin alkoolin, tetë herë më shumë të prirur të përdorin marijuanën dhe 22 herë më shumë të përdorin kokainën, krahasuar me joduhanpirësit. "Duhanpirja është e shoqëruar me sjellje rreziqesh të tjera, siç janë përleshjet dhe tërheqja nga seksi i pambrojtur",- theksojnë specialistët.
(marë nga Shekulli.com.al)


gjimnastika

  



njeriu
Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: "njeri i zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.[2][3] Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo. Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[4] Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[5]
Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë. Gjithsesi, njerëzit janë shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit ose përdorimit të sistemeve të komunikimit për të shprehur dhe shkëmbyer idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar. Njerëzit krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te kombi. Ndërveprimi shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një larmi vlerash, normash sociale dhe ritualesh, që së bashku formojnë bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim të dukshëm për bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe muzika.
Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi mjedisin, duke u përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet natyrore përmes shkencës, filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe aftësive, që transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë, dhe të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish.
Skeda:Akha cropped.png










ndarja e botes





Oqeani boteror ze rreth 71% te siperfaqes se rruzullit tokesor dhe ka nje thellesi mesatare prej 3,5 km. Megjithese ujerat e Oqeanit Boteror lidhen me njera-tjetren, ne te dallohen mjaft qarte pellgjet e medha oqeanike, te cilat jane: oqeani Paqesor, oqeani Atlantik, Oqeani Indian dhe Oqeani i Ngrire i Veriut. Nevoja per zbulimin e tokave te reja, per tregti dhe per shfrytezimin e pasurive te tyre natyrore ka cuar ne organizimin e lundrimeve te gjata e te veshtira. Keto lundrime jane shoqeruar me studime te shumta, aq sa sot mund te themi se nuk ka mbetur pjese skajore e oqeaneve (dete, gjire e ngushtica), sado te largeta qofshin, pa u njohur e shfrytezuar nga njeriu.
Krejt ndryshe paraqitet studimi dhe niveli i njohjes se pjeseve te padukshme te oqeaneve. Thellesite e medha, humnerat e erreta, relievi i fundit te oqeanit etj., ende paraqesin veshtiresi.
Sot perdoren gjeresisht metodat moderne te studimit, nepermjet te cilave eshte krijuar nje tablo e qarte mbi relievin e fundit te oqeaneve dhe proceseve qe ndodhin ne te. Relievi i fundit te oqeaneve eshte formuar nga po ato procese te brendshme qe eshte formuar edhe relievi i kontinenteve, por me disa dukuri te vecanta me te dallueshme. Ndryshe nga kontinentet, ne shtratin oqeanik nuk kane ndodhur ato procese te jashtme, karakteristike ne modelimin e relievit kontinental, si: veprimi i ujerave rrjedhese, akullnajave, i eres etj.
Ndarja midis mjedisit kontinental dhe ujor
Kufijte natyrore midis kontinenteve dhe oqeaneve jane te dukshem. Ne lindje te dy Amerikave dhe ne perendim te kontinenteve te Evropes dhe Afrikes shtrihet oqeani Atlantik. Ai ndahet nga oqeani Paqesor me nje vije imagjinare qe bashkon kepin Horn (skaji jugor i Amerikes se Jugut) me gadishullin e Palmerit ne Antarktide. Nga Oqeani Indian, Atlantiku ndahet nga vija meridionale (veri-jug) qe bashkon Kepin e Shpreses se Mire me Antarktiden.
Oqeani Indian shtrihet midis Afrikes Lindore, Azise Jugore e Australise, kryesisht ne hemisferen jugore. Ne juglindje ai ndahet nga oqeani Paqesor nepermjet meridianit lindor 147°.

Ne lindje te Azise dhe Australise dhe ne perendim te dy Amerikave, nga ngushtica e Beringut ne veri e deri afer paralelit 80° ne jug (Antarktide) shtrihet oqeani Paqesor, qe ze me teper se 1/4 e siperfaqes se rruzullit tokesor.
Oqeani i Ngrire i Veriut shpesh merret si pjese perberese e oqeanit Atlantik. Megjithate, ne tekstet mesimore dhe literaturen gjeografike, ai studiohet me vete. Ujerat etij te akullta mbulojne jo vetem Polin e Veriut dhe pjesen me te madhe te siperfaqeve ujore brenda paralelit 80°, por ato lagin gjithe brigjet veriore te tri kontinenteve (Evropes, Azise e Amerikes se Veriut.
Toka dhe deti bien ne kontakt me njeri-tjetrin sipas nje vije jo te rregullt. Zonat anesore te oqeaneve shpeshhere futen ne pjeset periferike te kontinenteve, ne hapesira pak a shume te kufizuara, duke formuar ato qe quhen dete. Pjeset e ngjashme te deteve qe hyjne ne kontinent formojne gjiret. Me gjithe ndryshimet e rendesishme te inadhesive te siperfaqes dhe thellesive maksimale, oqeanet kane thellesi mesatare te perafert me diferenca te vogla. Kjo deshmon per origjinen e perbashket te formimit te tyre.
 
Qe ne veshtrimin e pare te hartes se botes, dallohen menjehere (bazuar te ngjyra) oqeanet dhe kontinentet, siperfaqja e te cilave nuk eshte e njejte. Raporti i oqeaneve me kontinentet ne pjesen siperfaqesore eshte 2,3:1 qe do te thote se siperfaqja e oqeaneve eshte 2,3 here madhe se ajo e kontinenteve. Ky raport ka ndryshuar gjate historise gjeologjike te planetit tone. Rreth 250 milione vjet me pare pjesen me te madhe e zinte korja kontinentale; formimi i oqeaneve te sotem ka filluar vetem pas kesaj periudhe.
Ne epokat e hershme gjeologjike vendosja e kontinenteve dhe deteve ishte shume me e ndryshme nga e sotmja. Ne veri te ekuatorit ekzistonte kontinenti i Laurazise dhe ne jug te tij Gondvana, te cila u bene baza e kontinenteve te sotem. Ne hemisferen e veriut u krijuan Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, kurse ne hemisferen e jugut Antarktida, Australia, Afrika dhe Amerika e Jugut.
Shperndarja e kontinenteve sipas hemisferave ndryshon:ne hemisferen veriore kontinentet zene 39% te saj, kurse ne hemisfa jugore, vetem 18%.
Te gjitha kontinentet (pervec Antarktides) grupohen dy e nga dy. kontinenti i Amerikes Veriore me Ameriken Jugore, kontines Evropes me ate te Afrikes, dhe kontinenti i Azise me ate te Australise.
Si rregull, kontinentet veriore ndahen nga kontinentet jugore nga nje zone mjaft e copetuar e kores tokesore, me dete, ishuj dhe gadishuj te shumte.
Keshtu, kontineti i Amerikes se Veriut ndahet nga kontinenti Amerikes se Jugut, me detin e Karaibeve, ku gjendet grupi i ishujve Antile, gadishujt e Meksikes, gadishulli i Florides etj.
Kontinenti i Evropes ndahet nga kontinenti i Afrikes nepermjet detit Mesdhe, ku gjenden ishujt e Sicilise, Qipros, Kretes etj., si dhe gadishujt e Ballkanit, Apenineve dhe Iberik.
Kontinenti i Azise ndahet nga kontinenti i Australise me dete (deti i Kines Jugore, i Timorit, Celebes etj.), gadishuj e ishuj te shumte si: gadishulli i Indokines, Industanit, ishujt e Indonezise, Sri Lankaetj.
Te gjitha kontinentet kane formen e trekendeshave me baze te kthyer nga veriu. Ketu mund te perfshihet edhe kontinenti i Antarktides i cili ka formen e "dardhes".
Hëna paraqet trup të errët të ftohtë, me formë të topit, pa ujë dhe pa atmosferë. Për shkak të mungeses së atmosferës në Hënë nuk ka ajër dhe në sipërfaqen e Hënës te,peraturat shume shpejt riten dhe zvogëlohen.
Diten temperaturat arrin +120 gradë C, kurse naten -160 gradë C.
Hëna është sateliti i cili rrotullohet rreth Tokës dhe mendohet se në Hënë ka shkelur këmba e njeriut. Hëna prej Tokës gjindet larg 384.000 km, kurse përkah sipërfaqja është e vogël për 14 herë. Hëna ka 31 herë masë më të vogël dhe 6 herë fuqi më të vogël tërheqëse-gravitacion se Toka.
P.sh. Në qoftë se një njeri në Tokë peshon 60 kg, në Hënë ai do të peshojë 6 herë më pak dmth. 10 kilogram.
Hëna bën 3 lëvizje kryesore:
1. Rreth boshtit të vet të paramenduar.
2. Rreth Tokës.
3. Dhe sebashku me Tokën rreth Diellit.
Një rrotullim rreth boshtit të vet të paramenduar e bën për 28 ditë. Për të njëjtën kohë ajo njëkohësisht ajo rrotullohet rreth Tokës.

Fazat e Hënës

Fazat e hënës paraqesin formën, fazën dhe pozitën e hënës e cila ndryshon brenda 29 ditëve, 12 orëve e 44 minutave. Fazat e Hënës formohen si shkak i lëvizjes së Hënës rreth Tokës. Ekzistojnë 4 faza kryesore: Hëna e Re, Katërshja e parë, Hëna e plotë dhe Katërshja e fundit.
Një ose dy ditë pas perëndimit të Diellit në qiell vërehet një hark i ndritshëm në formë të drapërit. Kjo pozitë quhet Hëna e re. Draperi i Hënës së re vazhdimisht ritet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave në qiell paraqitet gjysmë rethi i ndritshëm. Kjo pozitë e Hënës quhet Katërshja e parë. Kur Toka gjendet midis Hënës dhe Diellit atëherë Hëna shihet e plotë ku formohet faza Hëna e plotë. Kjo fazë del natën në mbrëmje, ndriçon tërë natën dhe perëndon në mëngjes.
Pas Hënës së plotë fillon të zvogëlohet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave paraqitet forma e gjysëmrethit që quhet Katërshja e fundit.



 biologjia




Në grupin e njëqelizorëve përmblidhen shtazë shumë të vogla, trupi i të cilave përbëhet nga një qelizë e vetme, në të cilat kryhen të gjitha veprimet jetësore. Disa prej tyre jetojnë në ujërat tokësorë, të tjerat në ujërat e deteve e disa në organizmin e kafshëve, të bimëve, në trupin e njeriut etj. Sipas formës së trupit protozoarët ndryshojnë ndërmjet vete. Disa kanë formë të përhershme, por janë të pajisura me kamxhik (kamxhikorët), me qepalla (qepallorët), e disa nuk kanë formë të përhershme, siç janë amebat (rizopodet). Të gjitha këto shtazë me një emër i quajmë protozoare (parashtazore).
 
Biologjia (nga greq. βίος, bios - jetë, dhe λόγος, logos - fjalë, mësim, dije) është shkencë që merret me studimin e jetës. Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.
Evolucioni


Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull Australopiteku. "Njerëzit modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiens. Homo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do të thotë "njeriu më i vjetër i zgjuar"), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.[6] Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens neanderthalensis", por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.[7] Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë.[8][9][10][11][12] Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët(njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës.[13]
Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.[14] Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.[14] Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%.[15][16][17][18] Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.[19]
Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në pemë),[20] me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.
Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorrillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.
Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje(me duar)me fuqi dhe preçizion;[21] një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara


Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull Australopiteku. "Njerëzit modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiens. Homo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do të thotë "njeriu më i vjetër i zgjuar"), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.[6] Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens neanderthalensis", por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.[7] Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë.[8][9][10][11][12] Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët(njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës.[13]
Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.[14] Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.[14] Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%.[15][16][17][18] Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.[19]
Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në pemë),[20] me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.
Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorrillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.
Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje(me duar)me fuqi dhe preçizion;[21] një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara





Skeda:A.afarensis.jpg
Dielli


Dielli është një yll i verdhe dhe është qëndra e sistemit tonë diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Energjia diellore sjell ndriçim, ngrohtësi, ndihmon rritjen e bimësisë dhe është burim energjisë për cdo aktivitet në Tokë, duke përfshirë dhe aktivitetet jetësore, apo biologjike.
Shenja astronomike e diellit është ☉.
Ngjyra e Diellit eshte e bardhe, por nga siperfaqja e Tokes shfaqet e verdhe per shkak te shperndarjes atmosferike. Ne klasifikimin e llojeve te yjeve ne baze te klases spektrale, Dielli eshte nje yll i grupit G2V dhe eshte shenuar si nje yll i verdhe, pjesa me e madhe e rrezatimit te tij eshte ne pjesen e verdhe-gjelber te spektrit te dukshem. Ne kete klase, G2 tregon per nje temperature ne siperfaqe prej afersisht 5,778 K (5,505 °C; 9,941 °F) dhe pjesa "V", numri 5 romak, tregon se Dielli eshte nje yll i sekuences kryesore, dhe energjine e gjeneron ma ane te fuzionit [Bërthama e atomit|bërthamor]] te hidrogjenit per te formuar helium. Ne qendren e tij, Dielli shnderron 430-600 milion ton hidrogjen ne helium ne cdo sekonde. Fillimisht Dielli mendohej te ishte nje yll i vogel dhe pa ndonje vlere te madhe, por sot eshte kuptuar se Dielli eshte nje yll me nje ndricim me te larte sesa 85% e te tere yjeve ne galaktiken Rruga e Qumështit shumicen e të cilës e përbëjnë xhuxhët e kuq. Magnituda absolute e Diellit eshte +4.83, sidoqofte duke qene ylli me i afert i Tokes, Dielli eshte objekti me i ndritshem i qiellit dhe ka nje magnitude aparente prej -26.74. Kurora diellore zgjerohet ne menyre te vazhdueshme dhe krijon ate qe quhet era diellore, nje tufe grimcash te ngarkuara me shpejtesi shume te madhe qe arrijne deri ne heliopauzë ne kufijte e 100 njesive astronomike. Kjo flluskë ndëryjore e formuar nga era diellore, heliosfera, eshte struktura me e madhe e vazhdueshme e sistemit diellor.
Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen, 25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.