gjimnastika
Ekipi i gjimnastikës për femra i Rumanisë fitoi medaljen e bronxit në garën për ekipe të së mërkurës (13 gusht), me një rezultat 181.525. Rezultate të larta shkuan për Anamaria Tamirjan në kërcim (15.125), Steliana Nistor për paralelet teke (16.150) dhe Sandra Izbasa në tra (15.600). Në garën e zakonshme të tapetit, Izbasa realizoi performancën më të lartë të gjithë garës, duke shënuar 15.500 -- në krye të konkurrenteve nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Këto rezultate i dhanë fund epokës të fuqisë së zgjatur të Rusisë në gjimnastikë, e cila luftoi shumë për bronzin duke dalë jashtë gare në rrotullimin e tretë.Javor Janakiev ka fituar medaljen e parë të Bullgarisë në Lojërat Olimpike të Bejzhingut, në mundje grek-romane. Ai mund Aleh Mikhalovich të Bjellorusisë për të marrë bronzin. Lajmi i mirë erdhi mbas një seri frenimesh, duke përfshirë humbje të qitëses Maria Grozdeva – kampionja në fuqi ra pak në garën e qitjes me pistoletë 25m, duke përfunduar e pesta. Ndërkohë, kapiteni i ekipit të volejbollit për meshkuj Plamen Konstantinov u dërgua mbrapsht në Bullgari për shkak të analizave të një rezultati të dyshimtë në testin e dopimit. Ekipi i tij muindi Japoninë 3-1 të martën. Në gjuajtje me ark, Daniel Pavlov humbi ndaj Baljinima Tsirempilov e Rusisë, 102-112
No comments:
Post a Comment