Hëna paraqet trup të errët të ftohtë, me formë të topit, pa ujë dhe pa atmosferë. Për shkak të mungeses së atmosferës në Hënë nuk ka ajër dhe në sipërfaqen e Hënës te,peraturat shume shpejt riten dhe zvogëlohen.
Diten temperaturat arrin +120 gradë C, kurse naten -160 gradë C.
Hëna është sateliti i cili rrotullohet rreth Tokës dhe mendohet se në Hënë ka shkelur këmba e njeriut. Hëna prej Tokës gjindet larg 384.000 km, kurse përkah sipërfaqja është e vogël për 14 herë. Hëna ka 31 herë masë më të vogël dhe 6 herë fuqi më të vogël tërheqëse-gravitacion se Toka.
P.sh. Në qoftë se një njeri në Tokë peshon 60 kg, në Hënë ai do të peshojë 6 herë më pak dmth. 10 kilogram.
Hëna bën 3 lëvizje kryesore:
1. Rreth boshtit të vet të paramenduar.
2. Rreth Tokës.
3. Dhe sebashku me Tokën rreth Diellit.
Një rrotullim rreth boshtit të vet të paramenduar e bën për 28 ditë. Për të njëjtën kohë ajo njëkohësisht ajo rrotullohet rreth Tokës.
Fazat e Hënës
Fazat e hënës paraqesin formën, fazën dhe pozitën e hënës e cila ndryshon brenda 29 ditëve, 12 orëve e 44 minutave. Fazat e Hënës formohen si shkak i lëvizjes së Hënës rreth Tokës. Ekzistojnë 4 faza kryesore: Hëna e Re, Katërshja e parë, Hëna e plotë dhe Katërshja e fundit.
Një ose dy ditë pas perëndimit të Diellit në qiell vërehet një hark i ndritshëm në formë të drapërit. Kjo pozitë quhet Hëna e re. Draperi i Hënës së re vazhdimisht ritet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave në qiell paraqitet gjysmë rethi i ndritshëm. Kjo pozitë e Hënës quhet Katërshja e parë. Kur Toka gjendet midis Hënës dhe Diellit atëherë Hëna shihet e plotë ku formohet faza Hëna e plotë. Kjo fazë del natën në mbrëmje, ndriçon tërë natën dhe perëndon në mëngjes.
Pas Hënës së plotë fillon të zvogëlohet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave paraqitet forma e gjysëmrethit që quhet Katërshja e fundit.
No comments:
Post a Comment