Sunday, November 7, 2010

Karate


[redakto] Ushtrimi i karatesë


Hagetsu Daçi
Mawashi Geri
Karateja është e njohur si shkathtësi luftarake në të cilën gjatë luftës përdoren të gjitha pjesët e trupit. Te teknikat themelore mësohen goditjet, bllokimet, pozicionet e veçanta etj. Katat janë përmbledhje e veçantë e lëvizjeve të përcaktuara me përpikëri (goditjeve, pozicioneve dhe bllokimeve). Lufta (Kumite) mund të jetë e lirë dhe me marrëveshje (partnerët merren vesh për llojin e goditjet dhe të bllokimit, me të cilin do të pengohet goditja). Gjatë ushtrimeve përdoret Makiwara, Hoju undo, pajisje siç janë p.sh. chishi, nigiri game etj.

[redakto] DIMENSIONI TEKNIK

Karateja eshte sport luftarak ne te cilin dominojne levizje aciklike. Sipas principeve te caktuara, levizjet behen ne te gjitha drejtimet me kundershtare te paramenduar dhe real. Mbi njemije te goditura te ndryshme, blloqe, kombinime dhe levizje e pasurojne kete sport. Nje mori levizjesh ne karate nderrohen ne rrethana te reja te diktuara nga kundershtari. Kushtet e ndryshueshme diktojne menyren, shpejtesine dhe zgjedhjen e levizjes, qe te reagohet ne menyre adekuate, ne situaten e sapokrijuar. Eshte e pamundur qe te jesh i persosur ne te gjitha karate levizjet, prandaj ne nivelin e larte tehnik persosen forma t e caktuara -specialet, qe i eprshtaten vetive psikofizike te njeriut. Me aplikim e rregullave te garimit eshte mundesuar qe karatistet te garojne ne shkallen e cila i pershtatet aftesive te eprvetesuara te shkathtesise se karatese.Garimet behen ne baze te regulloree te dy organizatave me masive te karatese ITKF DHE WUKO. Garimet behen ne arenen qe ka 1,5 m nga qendra e arenes. Kimonoja e bardhe e karatese eshte e obliguar per garuesit.
Karateja mudn te demostrohet sipa formave ne vijim :
  • 1. Si tehnika themlore dhe kombinime (kihon dhe renkraku waza).
  • 2. Si sparing formal me kundershtare e imagjinuar (kata).
  • 3. Si sparing sistematik (yakusoku kumite).
  • 4. sPARING (KUMITE).
  • 5. Si demostrime ekzibicioniste (en-bu).
  • 6. Si konbinim i sparingut dhe kate ki-tei (fuku-go).
  • 7. Si tehnike e thyerjes (tameshi wari).

No comments:

Post a Comment