Sunday, November 7, 2010

 adoleshenca
 
Shumë adoleshentë mund të kenë rezultate të ulta në shkollë. Kjo performancë mund të zgjasë disa javë, muaj ose mund të shpjerë deri në humbje të vitit shkollor. Disa mund ta kapërcejnë më lehtë këtë periudhë me pak ndihmë nga prindërit apo mësuesit, të tjerët mund të kenë nevojë për një trajtim më të specializuar.

Disa mund të kenë patur mbarëvajte të dobët që në shkollën fillore, tek të tjerët këto probleme kanë nisur më vonë, veçanërisht në kalimin nga klasa e katërt në të pestën ose nga klasa e tetë në vitin e parë. Rënia në mësime nuk nënkupton vetëm rezultate të ulta por edhe disa ndryshime të tjera.


Si mund t'i ndihmojnë prindërit adoleshentët?




Cilat janë treguesit e një adoleshenti me rezulate të dobta në mësime?

Probleme në përqëndrimin e vëmendjes:
Në nivelin e përqëndrimit të tyre ndodhin disa ndryshime: e kanë të vështirë të përqendrohen në aktivitete të ndryshme p.sh në biseda, në lexim ose detyra të tjera…Paaftësia për t'u përqëndruar mund të shoqërohet me reagime emocionale të papërshtatshme të cilat shpesh mund të shfaqen në formën e agresivitetit.

Rezultate të ulta në mësime:
Rezultatet e tyre bien ndjeshëm. Rënia mund të jetë graduale ose e menjëhershme, mund të ndodhë më shpesh në lëndën që ai ka vështirësi ose në të gjitha lëndët.

Mungesat:
Nxënësi nisë të bëjë mungesa pas së cilave nuk qëndrojnë arësye të forta. Vetë ai nuk është në gjendje të shpjegojë refuzimin e orëve të mësimit, premton se kjo sjellje nuk do të përsëritet më. Ndërkohë cikli refuzim-justifikim është vendosur dhe adoleshenti e ka të vështirë të dalë.

Probleme në sjellje:
Këto probleme mund të cënojnë marrëdhënien e tij me mësuesin ose me nxënës të tjerë. Shpesh herë reagimi i mësuesit ndaj tyre mund të shpjerë në keqësim të gjendjes. Mësuesi e sheh ndëshkimin si mjetin më të mirë për "korrigjimin" e sjelljes së papërshtatshme. Kjo formë "trajtimi" nxit acarim dhe rebelim tek nxënësi duke rritur me tej prirjen e nxënësit për lënien e orëve të mësimit. Marrëdhëniet problematike me mësuesin ose me nxënës të tjerë ndikojnë në raportin e nxënësit me shkollën duke e bërë që ta shoh shkollën si institucion nisur nga prizmi i këtyre marrëdhënieve. Një klimë e papërshtatshme brenda klasës nuk favoriozon kapërcimin e problemeve në sjellje.

Zbehja e marrëdhënieve:
Nxënësi qëndron larg aktiviteteve të cilat dikur paraqisnin interes për të. Ai humbet interes edhe ndaj lëndëve të tilla si muzikë apo fiskulturë të cilat nuk kërkojnë shumë angazhim për dhe janë relativisht më të lehta në raport me lëndë të tjera.

Mungesa e qëllimeve:
Këta nxënës janë të paqartë për dëshirat dhe planet e tyre: mund të marrësh përgjigje të ndryshme për të njëjtën gjë. Konfuzioni i qëllimeve krijon shpesh vështirësi në marrëdhënie me prindërit të cilët pyetjen "çfarë do të bëhesh" e kanë gati në çdo moment.

No comments:

Post a Comment