Wednesday, September 15, 2010






 astronomi


"Pirësit e paketave të cigareve kanë një nivel më të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive",- pohojnë specialistët, duke shtuar se te të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak. Sipas tyre, në një mesatare, dikush që pi një paketë, ose më shumë cigare çdo ditë, jeton 7 vjet më pak se dikush që nuk ka pirë kurrë duhan. Duhanpirja në një moshë të re shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi.

"Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan",- shpjegojnë specialistët e ISHP-së, duke theksuar se adoleshentët duhanpirës janë të prirur që të vizitohen më shpesh te mjeku për një ankim emocional ose psikologjik.

Po sipas vlerësimit të specialistëve, adoleshentët janë tre herë më shumë të prirur të përdorin alkoolin, tetë herë më shumë të prirur të përdorin marijuanën dhe 22 herë më shumë të përdorin kokainën, krahasuar me joduhanpirësit. "Duhanpirja është e shoqëruar me sjellje rreziqesh të tjera, siç janë përleshjet dhe tërheqja nga seksi i pambrojtur",- theksojnë specialistët.
(marë nga Shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment