Wednesday, September 15, 2010

Dielli


Dielli është një yll i verdhe dhe është qëndra e sistemit tonë diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Energjia diellore sjell ndriçim, ngrohtësi, ndihmon rritjen e bimësisë dhe është burim energjisë për cdo aktivitet në Tokë, duke përfshirë dhe aktivitetet jetësore, apo biologjike.
Shenja astronomike e diellit është ☉.
Ngjyra e Diellit eshte e bardhe, por nga siperfaqja e Tokes shfaqet e verdhe per shkak te shperndarjes atmosferike. Ne klasifikimin e llojeve te yjeve ne baze te klases spektrale, Dielli eshte nje yll i grupit G2V dhe eshte shenuar si nje yll i verdhe, pjesa me e madhe e rrezatimit te tij eshte ne pjesen e verdhe-gjelber te spektrit te dukshem. Ne kete klase, G2 tregon per nje temperature ne siperfaqe prej afersisht 5,778 K (5,505 °C; 9,941 °F) dhe pjesa "V", numri 5 romak, tregon se Dielli eshte nje yll i sekuences kryesore, dhe energjine e gjeneron ma ane te fuzionit [Bërthama e atomit|bërthamor]] te hidrogjenit per te formuar helium. Ne qendren e tij, Dielli shnderron 430-600 milion ton hidrogjen ne helium ne cdo sekonde. Fillimisht Dielli mendohej te ishte nje yll i vogel dhe pa ndonje vlere te madhe, por sot eshte kuptuar se Dielli eshte nje yll me nje ndricim me te larte sesa 85% e te tere yjeve ne galaktiken Rruga e Qumështit shumicen e të cilës e përbëjnë xhuxhët e kuq. Magnituda absolute e Diellit eshte +4.83, sidoqofte duke qene ylli me i afert i Tokes, Dielli eshte objekti me i ndritshem i qiellit dhe ka nje magnitude aparente prej -26.74. Kurora diellore zgjerohet ne menyre te vazhdueshme dhe krijon ate qe quhet era diellore, nje tufe grimcash te ngarkuara me shpejtesi shume te madhe qe arrijne deri ne heliopauzë ne kufijte e 100 njesive astronomike. Kjo flluskë ndëryjore e formuar nga era diellore, heliosfera, eshte struktura me e madhe e vazhdueshme e sistemit diellor.
Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen, 25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.

No comments:

Post a Comment