Wednesday, September 15, 2010

  



njeriu
Njerëzit janë primatë dykëmborë që i përkasin llojit Homo sapiens (Latinisht: "njeri i zgjuar" ose "njeri i ditur") dhe familjes Hominidae, familjes së madhe të majmunëve.[2][3] Ata janë të vetmit anëtarë që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo. Njerëzit kanë një tru shumë të zhvilluar, i aftë për të kryer koncepte abstrakte si arsyetimi, të folurit, analiza e vetvetes dhe zgjidhja e problemeve. Kjo aftësi mendore, e kombinuar me një trup vertikal që i mundëson duarve manipulimin e objekteve, e ka bërë njeriun të përdorë shumë më mirë se çdo specie tjetër veglat. ADN-ja mitokondriale dhe gjetjet e fosileve tregojnë se njeriu modern e ka origjinën prej Afrikës rreth 200000 vjet më parë.[4] Sot, njerëzit jetojnë në çdo kontinent, me një popullsi prej rreth 6.8 miliard.[5]
Si shumica e primatëve, njerëzit janë të shoqërueshëm si natyrë. Gjithsesi, njerëzit janë shumë më të aftë përsa i përket shfrytëzimit ose përdorimit të sistemeve të komunikimit për të shprehur dhe shkëmbyer idetë dhe emocionet dhe gjithashtu për t'u organizuar. Njerëzit krijojnë struktura komplekse shoqërore të përbëra prej shumë grupesh që bashkëpunojnë dhe rivalizojnë, duke filluar që nga familja e deri te kombi. Ndërveprimi shoqëror mes njerëzve ka ngritur dhe përforcuar një larmi vlerash, normash sociale dhe ritualesh, që së bashku formojnë bazat e shoqërisë njerëzore. Njerëzit kanë një vlerësim të dukshëm për bukurinë dhe estetikën, që kombinuar me dëshirën e njeriut për vetëshprehje, ka krijuar inovacione kulturore si arti, letërsia dhe muzika.
Njerëzit shquhen për dëshirën për të kuptuar dhe për të ndikuar mbi mjedisin, duke u përpjekur për të shpjeguar dhe manipuluar fenomenet natyrore përmes shkencës, filozofisë, mitologjisë dhe fesë. Ky kuriozitet natyror ka prirë në zhvillimin e veglave dhe aftësive, që transmetohen dhe trashëgohen në mënyrë kulturore. Njerëzit janë speciet e vetme që dinë si të bëjnë zjarr, të gatuajnë ushqimin, të vishen vetë, dhe të përdorin një shumëllojshmëri teknologjish.
Skeda:Akha cropped.png

No comments:

Post a Comment