Wednesday, September 15, 2010

Evolucioni

Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvillimit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull Australopiteku. "Njerëzit modernë" cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues është Homo sapiens sapiens. Homo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do të thotë "njeriu më i vjetër i zgjuar"), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.[6] Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji "Homo sapiens neanderthalensis", por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.[7] Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë.[8][9][10][11][12] Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët(njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Afrikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës.[13]
Të afërmit më të ngjashëm ekzistues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.[14] Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë.[14] Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%.[15][16][17][18] Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme.[19]
Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në pemë),[20] me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit.
Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorrillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave.
Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje(me duar)me fuqi dhe preçizion;[21] një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara

Skeda:A.afarensis.jpg

No comments:

Post a Comment